×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pronari është zënë në flagrancë”, KEDS-i kap një hotel në Prishtinë duke vjedhur rrymë

    Insajderi
    05 November 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS-i, ka njoftuar se një hotel në Prishtinë është kapur duke vjedhur rrymë.

    Vlera llogaritet te jete 21 mijë e 50 euro rrymë.

    Sipas njoftimit, KEDS-i e zuri në vepër pronarin, duke e anashkaluar njehsorin elektrik dhe se pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën, pa paguar fare për energjinë e shpenzuar.

    “Kur KEDS bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro. Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve – si masë e parë ligjore ndaj tij”.

    “Kjo nuk mbaron me kaq! Vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale, dhe ky konsumator do të ballafaqohet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e KEDS-it, 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark