×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i “Andrra Invest” kërcënon inspektoren e Punës, policia inicion rast për këtë vepër penale

    Insajderi
    06 September 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje në Skenderaj pronari i një kompanie ndërtuese dyshohet se ka kanosur një zyrtare të Inspektoratit të Punës.

    Siç mëson Veriu.info, personi që ka kanosur inspektoren e Inspektoratit të Punës është Astrit Çitaku, pronar i kompanisë “Andrra Invest”.

    Veriu.info ka tentuar disa herë sot gjatë ditës të kontaktoj me Astrit Çitakun, por kjo ka qenë e pamundur, pasi që telefonin e ka pasur të paqasshëm dhe nuk i ka kthyer as mesazhet.
       
    Rastin e kanosje ndaj inspektores së Punës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, por pa treguar se kush e ka kanosur.

    “Ankuesja F/Sh/K  zyrtare ne inspektoriatin e punës  ka raportuar se derisa ishte në detyrë përmes telefoni është kanosur nga një  i dyshuar  M/Sh/K”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

    Zahiti ka bërë të ditur se rasti është inciuar dhe po hetohet për veprën penale kanosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark