Pronari i Ikea-s blenë rroba të përdorura për të kursyer para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pronari i Ikea-s blenë rroba të përdorura për të kursyer para

    Insajderi
    10 March 2016 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miliarderi Ingvar Kampard, pronar i kompanisë së njohur suedeze Ikea, blenë rroba të përdorura për të kursyer para.

    Kështu u njoftua përmes një dokumentari t bërë për jetën e tij nga një televizion suedez.

    “Unë nuk besoj që veshë ndonjë gjë që nuk është blerë në dyqane të dorës së dytë.  Kjo do të thotë që unë dëshiroj të tregoj shembull të mirë,” e citon atë gazeta Dagens Industri duke iu referuar dokumentarit.

    Sipas raportimeve të fundit të medieve suedeze, Kamrad thuhet të ketë pasuri rreth 65 miliardë euro pasuri.

    Në vitin 2006, revista Forbes e listoi atë si personin e katërt më të pasur në botë, shkruan The Guardian.

    “Unë i shkurtoj flokët në një vend në zhvillim.  Herën e fundit këtë ë kam bërë në Vietnam,” ka thënë ai.

    Në vitin 1973, ai u largua nga Suedi ku struktura e taksave është më e lartë, dhe shkoi në Danimarkë e më pastaj në Zvicër duke kërkuar taksa edhe më të ulëta.

    Në vitin 2010, ai u pensionua nga puna në kompani duke i liruar rrugë djemve të tij, dhe u kthye në Suedi për të jetuar në vitin 2014./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark