Pronari i lokalit ku kishin mbetur të ngujuar gazetarët i ndihmon që të largohen nga Zveçani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pronari i lokalit ku kishin mbetur të ngujuar gazetarët i ndihmon që të largohen nga Zveçani

    Insajderi
    29 May 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra gazetarë shqiptarë janë larguar nga Zveçani pasi për rreth tri orë kishin mbetur të ngujuar brenda një kafiterie në këtë komunë pas eskalimit të situatës dhe përplasjes mes protestuesve serb dhe pjesëtarëve të KFOR’it.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AGK-së, Xhemail Rexha, i cili tha se pronari i lokalit i ka ndihmuar që të largohen nga aty shëndosh e mirë.

    Gazetarët vazhdimisht ishin sulmuar nga protestuesit serb me mjete të ndryshme.

    “Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, shkruan ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark