Fotot e një Lamborghini ‘Aventador SV’ po bëjnë xhiron e rrjetit.
Vetura ishte parkuar në mënyrë të parregullt në Angli.
Por pronari i saj, biznesmeni Moosa Navsa thotë se më mirë paguan gjobë, sesa të rrezikojë që t’ia gërvishtin në parking.
Makina kushton 400 mijë sterlina. Biznesmeni ka paguar 10 mijë sterlina për bojën e artë në rozë.
“Më mirë paguaj 35 sterlina gjobë, se sa të ma dëmtojnë veturën,” tha ai.