×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i merr në shfrytëzim Policia e Kosovës

    Insajderi
    24 July 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e sotme të  qeverisë së Kosovës me ndryshim-plotësimet e një udhëzimi administrative, që lidhet me pronat e Radoiçiqit.

    Pronat e sekuestruara të kryekriminelit serb, do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës.

    Radoiçiqin, Kosova e kërkon si përgjegjës për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

    Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serb.

    Radoiçiq është ende i lirë në Serbi teksa nga Prokuroria Speciale në Kosovë pas 10 muajsh nga ky sulm ende nuk është ngritur aktakuzë për të dhe grupin e tij.

    Gjatë një aksioni në prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – që të gjitha në pronësi të Radoiçiqit.

    Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e qeverisë tha se këto prona, aktualisht, janë nën menaxhim të ministrisë që udhëheq ajo, përkatësisht Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara të Kosovës.

    Haxhiu tha se ndryshimet në udhëzimin administrativ janë të rëndësishme, sepse i eliminojnë procedurat e tejzgjatura për dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, kur ato i kërkon një institucion publik ose organ shtetëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark