×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i merr në shfrytëzim Policia e Kosovës, avokati Rudari: Mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm

    Insajderi
    24 July 2024 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Naim Rudari ka reaguar lidhur me vendimin që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë ku Pronat e sekuestruara të kryekriminelit serb, Milan Radoiçiq do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës.

    Avokati Naim Rudari, thotë se këto objekte duhet të studiohen për të parë nëse vërtetë i shërbejnë policisë.

    Rudari tha se vila e Radoiçiqit është e rrezikshme për tu shfrytëzuar nga organet e sigurisë së Kosovë.

    “Vlerësoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme që të gjithë pjesën prapa ta ketë në pyll. Këtu mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm dhe mund të jetë dhe mund të jetë tejet mirë i përgatitur, mund të futet dikush deri në brendësi, meqenëse vendi është i tillë“, tha Rudari në Klan.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark