“Pronto Prindon, ti je një llum”, qytetarët e bëjnë hor burrin e presidentes për postimin skandaloz kundër mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pronto Prindon, ti je një llum”, qytetarët e bëjnë hor burrin e presidentes për postimin skandaloz kundër mediave

    Insajderi
    08 February 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është përfshirë në skandalin e shpenzimeve të naftës. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit.

    Këto të dhënat duke se e kanë prekur, bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun i cili ka shpërthyer në ofendime.

    Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që sonte të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

    Në lidhje me këtë postim ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

    “Ti je një llum qe edhe uniformen e shenjt te FSK-së e keqpërdor e lere derivatet e shtetit problem me ju ngi buxheti Kosovës ty e sumborken LLUMA”, shkruan një qytetarë në koment.

    “Me pas kan si ti beso nuk isha dal ma po ti ske ftyr e qishtu del e leh si qeni”, shkruan një tjetër

    Ndonëse, presidentja kishte deklaruar se që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, këshilltari i saj thotë se Osmani më shumë se gjysmën e vitin e ka kaluar në Gjilan.

    Këtë postim ja rikujtoj dhe një qytetar burrit të Vjosa Osmanit duke ja dërguar në koment postimin që kishte bërë Presidentja Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark