“Propagandë e SUP’it e SPS’it”, ashpërsohet gjuha në zënkën Osmani-Pacolli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Propagandë e SUP’it e SPS’it”, ashpërsohet gjuha në zënkën Osmani-Pacolli

    Insajderi
    04 August 2024 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Incidenti i ndodhur në aeroportin e Shkupit ka ngjallur një polemikë Vjosa Osmani-Behgjet Pacolli. Konkretisht, përballje mes këshilltarëve. Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka reaguar ashpër pasi këshilltari i presidentes, Rinor Nuhiu tha se Pacolli është “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

    Zyberaj ka thënë se “shpresoj që Kurti të mos bie pre e propagandës së SUP-it dhe SPS-së së Gjilanit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mbrojtja e Republikës dhe dinjitetit të saj që u shkelmua në aeroport të Shkupit sot po bëhet me llafe, llafe, dhe jo në mënyrë shtetërore.  Por mjeshtrit e mashtrimeve tani po mendojnë të përsërisin gabimet që bëjnë prej vitesh, duke mjegulluar opinionin publik me propagandën e shkollës së SUP-it dhe SPS-it të Gjilanit”, ka deklaruar ai.

    “Shpresoj që Kryeministri Kurti të mos bjerë pre e propagandës së SUP-it dhe SPS-it të Gjilanit, duke helmuar raportet siç po bëjnë tani me një shtet fqinj si Maqedonia e Veriut. Eh, me llafe, llafe, s’bëhet kjo punë, sepse Kryeministri të hënën në Shkup po e çon mesazhin “edhe pa ty u kënaqa,” mos t’ia hajmë hakun Gilit”, deklaroi tutje Zyberaj.

    Përgjatë ditës së djeshme, këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu e ka cilësuar si “njeri që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, dhe që arsyeton sulmin brutal ndaj Kosovës”. Madje, ka pretenduar se Pacolli është “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

    “Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani”.

    Reagimi i tij erdhi pasi Pacolli në të njëjtën ditë tha se nuk ekziston imunitet që mundëson evitimin e kontrolleve nëpër aeroporte.

    “Nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë” dhe se “është naive të thosh se telefoni mund të klonohet telefoni ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, deklaroi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark