“Propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit”

    Insajderi
    06 December 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimi final franko-gjerman iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.

    “Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar”.

    “Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrell.

    Këto komente Borell i ka bërë në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

    Ai u shpreh se është optimist për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në vitin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark