Propozimi i Deharit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, KDI: Vendim arbitrar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozimi i Deharit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, KDI: Vendim arbitrar

    Insajderi
    01 May 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Ky propozim u kundërshtua nga partitë opozitare dhe nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar.

    Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar duke shprehur shqetësim të thellë.

    KDI thotë se ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit.

    KDI shton se ky propozim nuk kishte baze në Rregulloren e Kuvendit.

    “Ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës, në mënyrë arbitrare nga kryesuesi dhe pa bazë në Rregulloren e Punës së Kuvendit, përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit. Ky veprim jo vetëm që bie ndesh me standardet e një legjislature demokratike, por minon edhe besimin publik në rregullsinë dhe integritetin e proceseve parlamentare.”

    Sipas KDI’së çdo përpjekje për të ndryshuar rregullat gjatë lojës – veçanërisht kur vjen në funksion të kalkulimeve të brendshme politike – dëmton rëndë autoritetin e Kuvendit.

    KDI ka ftuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari dhe të gjithë deputetët, e në veçanti grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që të respektojnë standardet procedurale të përcaktuara në Rregullore dhe të veprojnë në përputhje me normat e përgjegjësisë institucionale dhe politike që i kërkon funksioni përfaqësues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark