Propozohet ndalimi i konsumimit të pijeve energjike nga personat nën 18 vjeç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozohet ndalimi i konsumimit të pijeve energjike nga personat nën 18 vjeç

    Insajderi
    06 June 2016 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës diskutoi rreth iniciativës së të rinjve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën 18 vjeç

    Në bazë të rekomandimeve, propozohet vendosja e shenjave njoftuese “+18”,
    në të gjitha pijet energjike; të zhvillohen fushata vetëdijesuese për efektet negative që shkaktojnë këto pije, si dhe të ndalohet shitja e tyre brenda dhe në afërsi të shkollave

    Iniciativa e të rinjve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën moshën 18 vjeç, ishte temë e diskutimit me Iniciativën e të rinjve “Rritu shnetshëm”, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të kryesuar nga Flora Brovina, kryetare.

    Diskutuesi i parë në këtë takim, përfaqësuesi i Iniciativës “Rritu shnetshëm”, Afrim Berisha, prezantoi hulumtimin e realizuar nga kjo iniciativë, i cili ka përfshirë gjashtë regjione,1000 pyetësorë me prindër dhe fëmijë, për të parë se sa konsumohen pijet energjike nga fëmijët dhe sa janë ata të vetëdijshëm për efektet negative që shkaktojnë ato.

    Në pyetësorët me prindër, sipas Berishës, rreth 54 për qind e respodentëve kanë pohuar se fëmijët e tyre i konsumojnë këto pije, ndërsa nga pyetësorët me fëmijë, ka rezultuar se 74 për qind prej tyre konsumojnë pije energjike.

    Nga ky hulumtim i dyanshëm, me prindër dhe fëmijë, doli që fëmijët ishin shumë të painformuar rreth efekteve negative që shkaktojnë këto pije. Afrim Berisha tha se vetëdijesimi është i domosdoshëm, pasi që qasja në këto pije është shumë e lehtë.

    Në bazë të të gjeturave të hulumtimit, komisionit iu ofruan disa rekomandime, të cilat pritet të shqyrtohen në të ardhmen.

    Sipas rekomandimeve, kërkohet vendosja e shenjave njoftuese “+18”, në të gjitha pijet energjike; të zhvillohen fushata vetëdijesuese për efektet negative që shkaktojnë këto pije, të ndalohet shitja e tyre brenda dhe në afërsi të shkollave, si dhe të krijohet një kornizë ligjore që rregullon kufizimin e kafeinës në këto pije, njofton televizioni publik.

    Përfaqësuesit e iniciativës theksuan se rekomandimet e propozuara janë bazuar në praktika të vendeve të tjera, të cilat kanë marrë masa për kufizimin e këtyre pijeve si: Lituania, Hungaria, Suedia etj.

    Në fund, kryetarja Brovina, falënderoi përfaqësuesit e organizatës për këtë material dhe për ngritjen e problematikave të kësaj natyre, duke shprehur, njëkohësisht, përkrahjen për rekomandimet e propozuara.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark