Propozohet ndarja e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 për çiftet e reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozohet ndarja e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 për çiftet e reja

    Insajderi
    22 January 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) në këtë Komunë, propozimvendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.

    “Sot kam dërguar propozimvendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja. Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, ka shkruar Atiq në Facebook.

    Në propozimvendim thuhet se shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark