Rama ka thënë se ai nuk ka ofenduar askënd personalisht dhe nëse është ndjerë ndonjë prej tyre i ofenduar, problemi qëndron tek ai.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka konsideruar fyerje termat që ka përdorur për të përshkruar gazetarët në Shqipëri. I pyetur nga “El Pais” për fjalët ‘prostituë informacioni’; ‘pijanecë’; ‘armiq’; dhe ‘injorantë’, Rama ka thënë se ai nuk ka ofenduar askënd personalisht dhe nëse është ndjerë ndonjë prej tyre i ofenduar, problemi qëndron tek ai.
“Lidhur me marrëdhënien e tij ‘mbi gjemba’ me gazetarët, të cilët ai i ka quajtur “prostitutat e informacionit”, “parazitët”, “pijanecët”, “armiqtë” ose “injorantët”, Rama e konsideron atë “gjë të së kaluarës të nxjerrë jashtë kontekstit” dhe shton se ” kryeministri ka të njëjtën të drejtë si gazetarët të thonë mendimin e tij.”
“Unë nuk ofendova personalisht askënd,” shton ai, “Unë thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat, akuzat e pabazuara…pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta ai ka një problem.”,”– shkruan media spanjolle ndër të tjera.