Mund të jetë shefi i Tesla, Elon Musk, i cili më së shumti e dëshiron rolin e shpikësit miliarder të Tony Stark në filimin Njeriu i Hekurt, por është Mark Zuckerberg ai i cili mund ta sjellë i pari në jetë teknologjinë e Stark.
Zakonisht CEO-ja i Facebook është një njeri i cili jeton me qëllime. Në 2010-tën i kishte vënë qëllim vetvehtes të mësonte gjuhën kineze Mandarin, në 2011 vendosi vetëm të hajë mish prej kafshëve që i vriste vetë dhe në 2015-tën të lexonte 2 libra në muaj.
Në Janar të 2016-tës ai tha se sfida e këtij viti do të ishte ndërtimi i një asistenti të inteligjencës artificiale për shtëpinë e tij. Ai thoshte se ndjekësit e tij mund ti referohen si Jarvis në filmin Iron Man.
Gjatë një bisede në rrjetin social javën e kaluar ai kërkoi dikë zëri i të cilit do të luajë rolin e Jarvis. Menjëherë dolën në pah sugjerimet si Morgan Freeman, Benedict Cumberbatch dhe Paul Bettany. Por në mesin e tyre ishte një njeri i cili u ofrua për qëllimin e Zuckerberg.
Ai është vetë aktori protagonist në filimin Iron Man, Robert Downey Jr, i cili luan rolin e Tony Stark. Përgjigja e Zuckerberg: “Kjo sapo u bë një realitet.” /Insajderi.com