Protesta e ashpëra në PD, reagon Sandër Lleshaj: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protesta e ashpëra në PD, reagon Sandër Lleshaj: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë

    Insajderi
    08 January 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së demokratëve në selinë blu. Me anë të një statusi, Lleshaj thotë se sot nuk ndodhi asgjë e re e se e gjitha ishte një deja vu e asaj që ndodh prej 3 dekadash në Tiranë.


    REAGIMI:

    NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT

    Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë. I njëjti frymëzues, të njëjtët ekzekutorë dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë. Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve. Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë. Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019. E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit. Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve. Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark