Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në parlamentin e Ukrainës. Përderisa po mbahej seancë e zakonshme në parlamentin e Ukrainës, dikujt iu kujtua që ta lansonte një dron në sallën e Kuvendit.
Pamjet e para të pajisjes së vogël duke fluturuar brenda ambientit të kuvendit u publikuan në faqen e internetit të programit 112 të Ukrainës.
Rrjeti ka raportuar se disa deputetë u ngritën në këmbë për ta përshëndetur veprimin e bërë, përderisa zëdhënësi i Parlamentit, Andriy Parubiy qortoi pilotuesin e paidentifikuar dhe kërkoi për një pushim të shkurtër për ta rivendosur rendin, raportojnë mediat ukrainase.
Kanali citon Parubiy-n duke thënë se “ kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë” dhe se “ disa deputetë janë sjellë si mashtrues”, njofton Insajderi.
E gjithë kjo vije, pasi Ukraina po përgatitet për ta kaluar në miratim draftligjin për ta ndaluar korrupsionin, si kusht i vënë nga aleatët perëndimorë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por arsyeja e lëshimit të dronit mbetet e paqartë. /Insajderi.com