Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës, nga kjo parti tregojnë për Insajderin se kush nga opozita do t'i mbështes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës, nga kjo parti tregojnë për Insajderin se kush nga opozita do t’i mbështes

    Insajderi
    26 January 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se do të mbajë protestë të shtunën (29 janar) kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

    Tanimë zyrtarisht dihet se të gjitha partitë opozitare, LDK, PDK e AAK kanë përkrahur iniciativën e Partisë Socialdemokrate.

    Këtë për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi derisa sqaroi se kryetari, Dardan Molliqaj ka zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abixhiku. Ndërkohë konfirmoi se kanë pasur takim edhe me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Përderisa LDK e PDK kanë përkrahur të gjitha pikat me të cilat do të protestohet të shtunën, AAK përveç përkrahjes pritet të jetë pjesëmarrëse edhe në protestë.

    Natyra Kuçi – zëdhënëse e PSD-së

    “Si fillim protesta do të jetë paqësore, e dyta kemi ftuar të gjitha partitë opozitare që të na bashkohen me takime dhe telefonata. LDK saktësisht Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarin e PSD, Dardan Molliqaj janë pajtuar për të gjitha kërkesat që vinë nga protesta mirëpo për arsye të ndryshme, organizative dhe të tjera LDK nuk do të mund të marrë pjesë në protestë”, ka konfirmuar ajo.

    “Kemi marrë mbështetjen e AAK-së në mënyrë që këtë po e them së pari për ju AAK ka thënë se do ta mbështes protestën kemi takuar nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku e cila poashtu është pajtuar me të gjitha kërkesat që rrjedhin nga kjo protestë, mirëpo ka mbetur që të na kthejë përgjigje, në këto ditë por fryma, atmosfera, takimet të gjitha kanë qenë në mbështetje kundër shtrenjtimin të tarifave për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, theksoi zëdhënsja e PSD-së.

    Kuçi është shprehur se ky do të jetë kundërshtimi më i madh që do ti bëhet një qeverie. Për siç thotë ajo një vendim që nuk i sjell dobi qytetarëve.

    “Ne e dimë që ky kundërshtim që po vjen edhe prej partive opozitare edhe asnjëherë ska qenë një kundërshtim më i madh e më i organizum më i përbashkët, vjen sepse qeveria gjithçka që bënë, bën në favor të korporatave, gjithçka që bën e bën në favor të bizneseve mirëpo kjo po shkon në kurriz të qytetarëve të vendit”, ka thënë Kuçi për Insajderin.

    Ndërkohë, Partia Socialdemokrate edhe sot mbajti një aktivitet ku vendosi një baner në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me mbishkrimin “Zyra për Informim e KEDS dhe KESCO”, duke akuzuar ekzekutivin se i është nënshtruar dy kompanive private dhe po mbron interesin e tyre e duke dalë kundër qytetarëve.

    Në anën tjetër, kryeministri Kurti, në seancën e Kuvendit ku po flitej për krizën energjetike në vend tha se nuk mund të marrë vendim kundër raportit të ZRRE-së, përndryshe sipas tij, do të quhej diktator.

    “Unë e kuptoj që është një barrë e madhe financiare edhe për shtetin, edhe për qytetarët. Bashkërisht duhet ta diskutojmë se si të dalim nga kriza, por unë nuk mund ta marrë këtë vendim përderisa ka ZRRE. Të kërkosh prej meje që ta marrë këtë vendim, do të thotë të kërkosh pikërisht prej meje të bëhem diktator. Na është e vërtet që i kemi fituar mbi 50 përqind, por shteti nuk është i barabartë me pushtetit”, tha Kurti, shkruan Insajderi.

    Ditë më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se zoton 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike.

    Por, një lajm i keq nga qeveria erdhi për ata që e kanë të vetmen mënyrë të ngrohjes energjinë elektrike dhe që shpenzojnë më shumë se 600 kWh në muaj, ndërsa ata që janë nën këtë limit do të paguajnë siç kanë bërë deri tash.

    “Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

    Sipas propozimit të ZRRE-së, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

    Nëse këto tarifa miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023.

    *Përveç shtrenjtimit të energjisë, Natyra Kuçi ka folur për emisionin InDoks, i cili këtë javë po trajton temën e rritjes së çmimeve thuajse në të gjitha sektorët.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark