Protesta e punëtorëve të sigurimit në QKUK, Azemi: 300 persona janë në rrugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta e punëtorëve të sigurimit në QKUK, Azemi: 300 persona janë në rrugë

    Insajderi
    30 June 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 260 punëtorë të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbetur pa kontrata pune, duke lënë ambientet e këtij institucioni pa sigurim fizik

    Si reagim ndaj kësaj situate, punëtorët po protestojnë në ambientet e administratës së QKUK-së në Prishtinë.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka akuzuar zyrtarë të KRPP-së për keqpërdorime dhe shantazh ndaj punëtorëve të sigurimit. 

    Ai shtoi se, sipas tij, punëtorët janë shantazhuar për përfitime personale nga zyrtarë të lartë.

    “Kushdo që vjen drejtor këtu, veç mundemi me thanë se udhëheqës të QKUK-së dhe KRPP-së i kanë shantazhu këta punëtorë për përfitime personale. E them me plot përgjegjësi”,  tha ai njofton klankosova.

    Azemi njoftoi se sindikata do të vazhdojë presionin publik nëse nuk merren masa urgjente për kthimin e punëtorëve me kontrata pune.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark