Komuniteti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut është parë duke protestuar kundër vendimit të hapjes së Urës së Ibrit.
Ekipi i Insajderit po qëndron atje, ku prezent ka parë edhe Policinë e Kosovës duke monitoruar situatën e protestës.
Prezentë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.
Po ashtu, protesta po përcjellet nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i.
Misioni i NATO’s në Kosovë po e përcjell nga lart objekteve përreth Urës së Ibrit situatën e protestës.
Në pankartat e protestës shkruhet “Nëse Kurti e hapë urën, përgjegjësinë e ka KFOR-i dhe QUINT-i” dhe “Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja po shkruajnë deklarata, neve po na dëbojnë”. /Insajderi.org/