Dhjetëra protestues kanë dalë në rrugët e Parisit pas zgjedhjes së Emmanuel Macron si President i ri i Francës.
Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës kundër tyre në rrugët e Parisit, siç transmeton televizioni shtetëror rus “Russian Today”.
Protestuesit thuhet se kanë hedhur shishe në drejtim të policisë.
Sipas një korrespondenti të Le Figaro, rreth 300 protestues ishin mbledhur në lagjen “Ménilmontant” në Parisin lindor.