×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta për rastin “Monstra”, aktakuzë për 7 persona

    Insajderi
    05 March 2021 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot deri tek Gjykata Penale ka ngritur aktakuzë kundër 6 pjesëmarrësve në protestën e organizuara për rastin “Monstra”.

    Të gjithë akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale në bazë të Nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkë me aktakuzën, Prokuroria e Shkupit ka propozuar që tu vazhdohet masa e paraburgimit me qëllim sigurimin e tyre gjatë procedurës penale.

    Për të njëjtën vepër penale është ngritur aktakuzë edhe për një person tjetër, për të cilin Prokuroria sot i propozoj Gjykatës që t’i caktoj masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut nga arratisja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark