Protestat në selinë e PD-së - 59 persona dërgohen në polici dhe 7 janë në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestat në selinë e PD-së – 59 persona dërgohen në polici dhe 7 janë në spital

    Insajderi
    09 January 2022 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përplasjeve fizike dhe incidenteve në selinë e PD ditën e shtunë, Policia ka nisur shoqërimet e disa prej pjesëmarrësve në komisariat.

    Avokati i Popullit publikoi shifrat e para për numrin e personave që janë ndaluar nga forcat e rendit, për ngjarjet që kanë lidhje me protestën.

    Në një njoftim për mediat, institucioni i avokatit të popullit thotë se në komisariate janë shoqëruar 59 qytetarë. Nga këta, 8 prej tyre ishin të mitur.

    Përplasjet fizike dhe dhuna në selinë e PD shkaktuar dhe disa të lënduar. Në spitalin Ushtarak dhe në Qendrën shëndetësore universitare “Nënë Tereza” kanë marrë mjekim shtatë persona. Një prej të lënduarve nga protesta është një punonjës i forcave të rendit. Mes të lënduarve janë dhe tre femra.

    Në reagimin e Avokatit të Popullit për protestën para PD, theksohet se Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës në një nivel të lartë edhe ndaj qytetarëve që nuk ishin aktiv në protestë./euronews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark