Shkruan: Skender Musa
Protestat janë mjet demokratik i qytetrëve për të shprehur paknaqësit e tyre kur ju cenohet ndonjë e drejtë e tyre civile apo politike e cila është e garantuar me kushtetutë dhe ligjet në Republikën e Kosovës.
Mirëpo në pjesën veriore të Kosovës dhjetra qytetar serb nuk po protestojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre civile, por protesta e tyre është duke e cenuar rendin kushtetues të vendit tonë dhe po e pengojnë policinë e shtetit për të kryer detyrat e tyre zyrtare për të zbatuar ligjin e vendit dhe për të mbrojtur sovraniteti shtetëror.
Në rast se protesta është kundër rendit kushtetues, sovrantieti dhe cenimit të kufijve të Republikës së Kosovës atëherë nuk kemi të bëjm me lirinë e shprehjes për mes protestave por me kryerje të veprave penale.
Pikrisht me këtë situate mendojë se përveç policiës së shtetit duhet të aktivizohet dhe të merret edhe prokuroria e shtetit e veçenarisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila duhet ti filloi hetime ndaj organizatorëve, të cilët me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues të vendit tonë kanë organizuar protesta me të cilat po pengojnë personat zyrtar të kryejn detyrat e tyre zyrtare.
Nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë apo shrehjen e lire, me të drejtat e garantuara të qytetarëve por protesta e dhjetra serbëve duke u a bllokuar rrugën policës së shtetit për të vendosur sundimin e ligjit, dhe duke zbatuar vendimin e qeverisë së vendit për reciproritet për tabelat e makinave, por ka të bëjë me kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me Sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Veprat penale kundër rendi kushtetues ndiqen sipas detyrës zyrtare dhe prokuroria duhet të veprojë në të gjithë territorin e vendit me të njëjtin standard, ashtu siç ka vepruar në Prishtinë me protestues që ka konsideruar se po rrezikohet rendi kushtetues, duhet të veproi edhe në Mitrovicën e Veriut.
Sovranitei dhe Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës nuk mbrohet vetëm me deklerata politike dhe me vendosjen e policiës në kufi, por me veprim zingjiror të institucioneve duke filluar nga hetuesit e polisicë, prokurorisë dhe gjykatës kompetente. Kryesit e veprave penale kundër rendi kushtetues duhet të hetohen, të ngiten aktakuza dhe të gjykohen në proces të drejtë gjyqësore sipas ligjit pa e prejudikuar verdikitin final të drejtësisë.
Pa veprimi institucional dhe të ndërlidhur të institucioneve nuk mund të vendoset sovraniteti dhe të shtrihet zbatimi i ligjit në të gjithë territorin e vendit tone. Përgjegjësia është individuale dhe secilit qytetar si në Kaçanik, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Leposaviq apo Mitrovicë të Veriut duhet ti bëhet e qartë se çdo veprim kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës është vepër penale dhe se për këto vepra do të përgjigjen para drejtësisë.
Veprimi politikë në këtë pjesë të vendit pa veprimin e institucioneve të rendit dhe të organeve të drejtësisë mund të jetë pa as një efekt dhe dështim për shtrirjen sovranitetitë në këtë pjesë të vendit tone dhe vendosjes së ligjëshmërisë. Qytetarët e Kosovës qofshin shqiptar, serbë turq etj janë lodhur nga lojrat politike si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina, ata duan sundimin e ligjit dhe tu hiqen qafe grupet mafioze që veproin në Mitrovicën Veriut se kinse po I mbrojnë interest e tyre. P as një dyshim që ne jemi krenar me Policinë e Kosovës me punën e tyre profesionale dhe vetëmohuese në shërbim të atdheut, por ata duhet të përkrahen nga të gjitha institucionet e vendit e në mënyrë të veçant nga organet e zbatimit të ligjit.