Tifozët e skuadrës angleze Coventry City kanë hedhur lodra në formë derrash në fushën e lojës, në ndeshjes ndaj Chardlton Athletic.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Darren Handley u detyrua ta shtynte fillimin e ndeshjes për shkak se fusha u “okupua” nga derrat e hedhur nga tifozët e Coventry, shkruan Daily Mail.
Protesta e tifozëve të Coventry Cityt ka të bëjë me gjendjen e tanishme të klubit të ligës së tretë angleze, e cila ndodhet në fund të tabelës së kësaj lige. /Insajderi.com