Japonia sot i ka ftuar diplomatët kinezë për të protestuar, pasi një flotë lundruese e Kinës prej 230 anijeve, shumica prej tyre peshkuese, kanë arritur afër ishujve kontestues në Detin Lindor Kinez.
Tokia tha se në këtë flotë gjenden edhe së paku 6 anije të rojes detare, ndërsa duket se tri prej tyre janë të armatosura.
Anijet kineze janë vendosur afër ishujve Senkaku, që administrohen nga Japonia.
Kina, po ashtu, ka pretendim në këta ishuj të pabanuar, që i quan Diaoyu.
Ministria e jashtme e Japonisë tha se ka bërë protestë dhe ka kërkuar që anijet të largohen nga kjo hapësirë.
Ministria e jashtme kineze i ka bërë thirrje Japonisë të të përmbahet nga “çfarëdo aksioni që mund të çoj në situatë të tensionuar ose të komplikuar”.
Gjatë viteve të fundit, Kina është bërë gjithnjë e më tepër kategorike në pretendimet e saj territoriale në Detin Lindor Kinez, duke i shtuar shqetësimet dhe tensione në rajon.