Protestë kundër Gjermanisë për moslejimin e fjalimit të Erdoganit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Protestë kundër Gjermanisë për moslejimin e fjalimit të Erdoganit

    Insajderi
    01 August 2016 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e jashtme e Turqisë e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Ankara, për të protestuar kundër vendimit që presidentit, Recep Tayyip Erdogan, të mos i lejohet mbajtja e një fjalimi nëpërmjet video lidhjes në një tubim në Këln.

    Mijëra njerëz janë tubuar dje në Këln për ta kundërshtuar puçin e dështuar në Turqi dhe për të treguar mbështetje për Erdoganin.

    Fillimisht policia lokale nuk ka lejuar që organizatorët ta vendosnin një ekran të madh në këtë manifestim.

    Një gjykatë më vonë ka vendosur që ky ekran mund të përdoret, por vetëm për fjalime të njerëzve që fizikisht janë të pranishëm në tubim.

    Ky vendim ishte konfirmuar nga gjykata më e lartë në Gjermani.

    Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, tha sot se ky vendim ishte në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe e ka akuzuar Gjermaninë për “standarde të dyfishta”.

    Në Gjermani jetojnë afro 3 milionë turq, që është diaspora më e madhe turke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark