Kronferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është ndërprerë nga organizatorëe e protestës për mbrojtjen e grave dhe vajzave, të cilët kërkuar përgjegjësi për dy rastet e dhunimit të 11 vjeçares gjatë muajit qershor e gusht nga 11 persona.
Paraprakisht, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se qeveria në mënyrë tendencioze e ka shënjestruar gjyqësorin, pasi që të dielën, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzuan gykatësit e prokurorët për rastin e të vazjës 11-vjeçare.
Zogaj doli në konferencë për media, pak minuta pasi edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u mbajt një konferencë ku zëdhënësja njoftoi me kronologjinë e rastit.
Zogaj deklaroi se është e pavërtetë ajo që ka thënë Ministria e Drejtësisë, se nuk ka qasje në statistika. Më tej, ai tha se vetting në gjyqësor është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.