
Janë mbushur sot një vit nga dita kur ndodhi incidenti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë,ku mbeten te vrare 8 policë maqedonas dhe 10 persona te grupit te armatosur.
Në përkujtim të këtij përvjetori sot në Kumanovë do të mbahet një marsh përkujtimor,organizuar nga Këshilli i familjarëve nga Lagja e Trimave.
Ky këshill u ka bërë apel ambasadës amerikane në Shkup dhe asaj të Bashkimit Evropian,që të bëhet hetim ndërkombëtar për ngjarjet qe ndodhën në Lagjen e Trimave,në maj të vitit të kaluar.
Po sot në Shkup,Këshilli opozitar shqiptar organizon një protestë me moton “Dita për drejtësi,dinjitet dhe demokraci”, njofton televizioni publik,
Protesta do të nis nga Parku i Çairit në orën 17:30 dhe do të vazhdoj drejt Qeverisë së Maqedonisë,ku është paralajmëruar të lexohet deklarata e protestës.