×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë në Podgoricë për shkak të paraburgimit të Jovanoviqit

    Insajderi
    01 July 2021 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i vogël ekstremistësh serb kanë protestuar në Podgoricë për shkak të caktimit të paraburgimit për Risto Jovanoviqin, i cili është arrestuar për shkak të parullave shoviniste, të cilat i ka brohoritur gjatë festës së “Vidovdanit” në Gazimestan.

    Nëse Jovanoviq nuk lirohet, ata “kërcënojnë se protestat do të radikalizohen”.

    Të tubuarit kanë brohoritur “Oj Kosovë, Kosovë”, “Liri për Riston” dhe “Mali i Zi dhe Serbia janë një familje”.

    Jovanoviq do të mbahet nën arrest në Mitrovicën e Veriut për 30 ditë me akuzat e nxitjes së urrejtjes dhe jo tolerancës kombëtare dhe fetare dhe ka të drejtë të apelojë vendimin.

    Avokati mbrojtës i Jovanoviqit, Jovana Fillipoviq, ka thënë se “ajo pret që Gjykata e Apelit të pranojë ankesën dhe të heqë masën e paraburgimit dhe ai do të mbrohet në liri gjatë procesit të mëtutjeshëm”.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ambasada e Malit të Zi në Kosovë do të vazhdojë komunikimin intensiv me autoritetet kompetente të shtetit pritës me rastin e marrjes së vendimit për paraburgim të shtetasit malazez Risto Jovanoviq.

    Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, parti kjo e serbëve në Mali të Zi, Millan Knezheviq, ka paralajmëruar se “partia e tij do të protestojë para ambasadës së Kosovës në Podgoricë, nëse reagimi institucional i kryeministrit Zdravko Krivokapiq mungon për shkak të ndalimit të Risto Jovanoviqit”.

    Kryetari i partisë tjetër serbe në Mal të Zi, “Mali i Zi i Drejtë” dhe anëtari i parlamentit malazez Marko Millaçiq ka deklaruar se ndalimi i shtetasit malazez Risto Jovanoviq në Kosovë është “një sulm i paprecedent ndaj të drejtave themelore të njeriut, lirisë së mendimit, shprehjes dhe lëvizjes në territorin e Evropës”.

    Millaçiq ka paralajmëruar se “nëse ankesa e avokatit të Jovanoviqit refuzohet, partia e tij do të iniciojë një takim me përfaqësuesit e shumicës parlamentare në mënyrë që të bëjë urgjentisht një plan të veprimit të mëtejshëm në mënyrë që të mbrojë qytetarin e Podgoricës”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark