×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë në Tiranë me moton “Eduko djalin”: Edukata seksuale të nisë në shkolla

    Insajderi
    23 May 2021 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me thirrjet “Përdhunimi është krim”, dhjetëra qytetarë u ngritën sot në protestë kundër abuzimit të vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të së miturës në Mirditë nga 5 persona.

    Ata mbanin në duar pankarta me thirrje të ndryshme në mbrojtje të vajzave. Marshimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza” ndërsa më pas protestuesit u ndalën përpara Policisë së Tiranës.

    Që atje u nisën sërish drejt qendrës së kryeqytetit duke thirrur në kor “Edukoje djalin”.

    Njëra prej pjesëmarrësve në protestë deklaroi se edukata seksuale duhet të futet si lëndë në shkollë.

    “Edukata seksuale të futet si lëndë në shkollë që pas 10 vitesh të mos jemi prapë duke protestuar. Peticioni ka nisur dhe shpresoj që të gjithë të na bashkohen”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark