Një grup i qytetarëve të pakënaqur nga zgjedhja e republikanit Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, u zotuan të mërkurën të prishin inaugurimin e tij i cili do të mbahet nesër.
Ky grup protestues ka thënë se do të dërgojnë prej rreth 100 protestues të bllokojnë secilën nga pikat e kontrollit, ku do të shikohet inaugurimi i Donald Trump, shkruan Reuters, raporton Insajderi.
“Ne besojmë se ky është roli ynë dhe roli i një populli me ndërgjegje dhe të përpiqemi të prishim këtë inaugurimin”, ka thënë, Samantha Miller, organizatore e kësaj proteste në një konferencë për shtyp.
Policia së ShBA dhe Shërbimi Sekret janë përgatitur të presin mbi 900 mijë njerëz në Uashington në pjesën ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Trump ka zemëruar të majtët me komente fyese në lidhje me gratë, emigrantët dhe myslimanët, për shfuqizimin e ligjit gjithëpërfshirës të reformës së kujdesit shëndetësor të njohur si “Obamacare” dhe planet për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit ShBA-Meksikë.
Ndërsa Departamenti i Policisë së Uashingtonit nuk ka komentuar për planin e këtyre protestuesve./Insajderi.com