Dhjetëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut duke kërkuar lirimin e katër të rinjve serbë që u arrestuan mesnatën e së martës.
Protesta ishte paralajmëruar nga Demokracia Serbe.
Në vijën e parë të protestës është kryetari i kësaj partie, Aleksandar Arsenijeviq dhe nënkryetari Stefan Velkoviq.
Protestuesit po fishkëllejnë dhe po mbajnë pankarta në duar. “Policia e Kurtit”, “Lërini fëmijët të largohen”, “Na ktheni fëmijët”, “A është e shqetësuar BE-ja?”, thuhet në disa prej tyre.
Katër të rinjtë u arrestuan nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë. Familjarët e të arrestuarve kanë pretenduar se ata janë keqtrajtuar gjatë arrestimit, pretendim që është mohuar nga Policia e Kosovës.
Sipas “KoSSev”, tre prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur.