Protestës së veteranëve do t’i bashkohet një parti politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protestës së veteranëve do t’i bashkohet një parti politike

    Insajderi
    05 June 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja për Bashkim (LB), të dielën ka njoftuar se do ta mbështesin protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila është thirrur për 6 qershor para objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Protesta do të nis në ora 10:00 dhe për qëllim ka siç thonë organizatorët; kundërshtimin e diskriminimit të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

    Saktësisht, ndryshimi i projektligjit për pagën minimale – ku veteranët s’do të përfshihen në këtë rritje. Kjo nga ta po cilësohet diskriminim.

    “Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, i cili do të shqyrtohet të hënën në Kuvendin e Kosovës, parashihet që të rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension shumë i vogël, 170 euro), pra të mos ketë rritje për këtë kategori ashtu siç parasheh projektligji për pagën minimale”, thuhet në deklaratë.

    LB pos veteranëve në protestë ka ftuar edhe qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark