Protestohet kundër planit qeverisës për lirimin e kriminelëve në Rumani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Protestohet kundër planit qeverisës për lirimin e kriminelëve në Rumani

    Insajderi
    30 January 2017 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin rumun, Bukuresht, dhe qytete të tjera duke protestuar kundër planit qeveritar për të falur politikanët e korruptuar dhe për të hequr nga Kodi Penal disa prej veprave anti ligjore.

    Protestuesit janë mbledhur para Sheshit të Universitetit të Bukureshtit më 29 janar, duke e quajtur partinë Social Demokrate që është në pushtet si “murtaja e kuqe”, raporton Associated Press.

    Ata kanë marshuar drejt Sheshit të Fitores, aty ku gjenden edhe shumë zyre qeveritare.

    Raportimet nëpër media thonë se numri i marshuesve shkon nga 10 mijë deri në 40 mijë. Zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë shifër e demonstruesve.

    Kryeministri Sorin Grindeanu ka thënë se ai dëshiron autoritet emergjent për të falur të burgosurit me qëllim që të krijojë hapësirë në burgjet e stërngarkuara të vendit. Më 29 janar ai ka thënë se protesta është “politizuar”, ndërsa e ka kritikuar presidentin Klaus Iohannis, i cili mori pjesë në një protestë të ngjajshme javën e kaluar.

    Iohannis, Prokurori i Përgjithshëm, Gjykata Supreme dhe prokurorë special që luftojnë kundër krimit të organizuar e kanë kritikuar planin qeveritar.

    Draft dekretet kanë shqetësuar njerëzit që ankohen për mungesë të transparencës dhe udhëheqjes përmes dekreteve e jo përmes parlamentit.

    Kritikët gjithashtu kanë thënë se nga propozimi i kryeministrit do përfitonte aleatët e partisë në pushtet që janë dënuar për korrupsion.

    Qeveria thotë se nga në bazë të propozimit nga burgu do të liroheshin 2500 të burgosur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark