Për të trembëdhjetën herë grupi i qytetarëve #Protestoj mblidhen sot në orën 17:00, për të protestuar kundër “keq qeverisjes së shtetit dhe keq përdorimit të pozitave zyrtare që është faktor evident që Kosova është zhytur në varfëri dhe korrupsion”.
“Politikanët kyç të politikës së vendit janë persona të cilët vazhdojnë t’a shkatërrojnë shtetin. Këta janë përgjegjës për parregullsitë e shumta që qytetarët e Kosovës përballen në përditshmëri. Jo më kot thuhet #PeshkuQelbetNgaKoka”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Ky grup i qytetarëve përveç protestave ka organizuar edhe aksione tjera simbolike, janw zotuar se nuk do të ndalin protestat deri në arritjen e qëllimeve të tyre.
#PROTESTOJ nisi protestat në fillim të muajit gusht pas fillimit të publikimit të “Dosjes së Shefave” nga Insajderi. /Insajderi.com