Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ, përmes një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë kanë vendosur një derë në të cilën shkruante “Zyrja e Papunësisë”.
Aulona Memeti njëra nga organizatorët e protestës u bëri thirrje të rinjve të ngrenë zërin për gjendjen aktuale në Kosovë. Ajo për papunësinë në vend, fajin ua la politikanëve të përfshirë në përgjimet telefonike që janë botuara në Insajderi.
“Prandaj bëhuni të zëshëm kundër krimit, thuani #protestoj në emër të gjeneratave që dhanë jetën për një të ardhme më të mirë. Nesër do të jetë më mirë nëse sot protestojmë,” tha Memeti.
Ky grup i qyetarëve që nisi protestat pas publikimit të “Dosjes së Shefave”, do të vazhdoj edhe gjatë së enjëtes të protestoj për siç kanë thënë keqqeverisja dhe korrupsionin në vend./Insajderi.com