Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në fillim të protestës u mbajt një minutë heshtje për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.