Protestojnë serbët e veriut, kërkojnë respektimin e lëvizjes së lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë serbët e veriut, kërkojnë respektimin e lëvizjes së lirë

    Insajderi
    15 January 2017 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët e veriut të Kosovës kanë protestuar sot në qendër të qytetit të Mitrovicës Veriore tek monumenti i Princit serb Lazar, nga ku kanë kërkuar nga Serbia që të mos lejojë shqiptarët e të ushtrojnë dhunë ndaj serbëve, dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtës së lëvizjës së lirë.

    Në protestë morën pjesë serbë nga i gjithë veriu i Kosovës, dhe po ashtu përfaqësues të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruan mediumi serb RTS.

    Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe të kombinatit të minierës së “Trepça”.

    Treni i cili parashihej të arrinte mbrëmë rreth orës 19:30 nga Beogradi në Mitrovicë, ndaloi në fshatin Rashkë të Serbisë rreth orës 16:30, me urdhër të kryeministrit serb Aleksandar Vuciq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark