Ashtu siç është lajmëruar, të martën e 26 nëntorit, Partia Demokratike ka thirrur protestë.
Orari i protestës do të jetë ora 17:00.
Në kuadër të kësaj proteste, kreu i PD-së Sali Berisha, do të takojë sot (online) drejtuesit e qarqeve të partisë. Takimi pritet të nisë në orën 18:00.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për detaje të protestës, aksionin opozitar si dhe përfshirjen e sa më shumë qytetarëve.