×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Protestojnë tifozët Kuq e Zi, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi

    Insajderi
    21 May 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të kundërshtuar aplikimin e përbashkët mes Shqipërisë e Serbisë për organizimin e Kampionatit Europian të vitit 2027 për U-21.

    Ata kanë hedhur bojë të kuqe në hyrje të godinës së federatës, si dhe kanë vendosur në kangjella fotografi-dëshmi të krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë, transmeton A2.

    “Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në një postim në Facebook të grupimit të tifozëve.

    Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi, ditë më parë, se Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21.

    “FSHF-ja i ka dërguar kërkesën UEFA-s që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Por, duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë, të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark