Protestuesit forcave speciale pranë kuvendit të Serbisë: Shkoni në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit forcave speciale pranë kuvendit të Serbisë: Shkoni në Kosovë

    Insajderi
    15 March 2025 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura për të prishur protestën antiqeveritare të zhvilluar sot në Beograd, u vendosën rreth orës 20:30 në garazhin në Parkun e Pionerit, pranë ndërtesës së Kuvendit Kombëtar, gjatë kohës që aty kanë qenë ende të pranishëm qytetarët.

    Rreth 250 pjesëtarë të Brigadës së Policisë janë mbledhur para shkollës së muzikës “Mokranjac” në rrugën Deçanska, ku kanë mbërritur me autobus nga Plana e Madhe dhe furgona të policisë.

    Pasi u rreshtuan, ata marshuan drejt Shtëpisë së Kuvendit, ndërsa qytetarët thërrisnin “shko në Kosovë” dhe i ofendonin.

    Siç është raportuar nga një gazetar i agjencisë së lajmeve Beta, ata u ndalën për një kohë të shkurtër në sheshin Nikola Pashiq, ku një grua e veshur me një flamur serb u qëndroi në rrugën e tyre dhe u përpoq të bisedonte me ta.

    Pas kësaj, ata janë nisur drejt Parkut të Pionerit dhe janë futur në rrugën Dragoslava Jovanovića.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark