Protestuesit në Malin e Zi: Kosova është Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit në Malin e Zi: Kosova është Serbi

    Insajderi
    26 May 2016 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta opozitare e organizuar kundër Qeverisë së Milo Gjukanoviqit, ka mbledhur qindra mijëra protestues në rrugët e Podgoricës, por ajo ka eskaluar në një protestë nacionaliste, kundër shqiptarëve, saktësisht kundër Kosovës.

    Siç raporton “Novosti”, protestuesit të cilët po kërkojnë shkarkimin e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kanë marshuar nga ndërtesa e Kuvendit të Malit të Zi drejt ndërtesës së Qeverisë, por që pas thirrjeve kundër pushtetit, protestuesit kanë bërë thirrje edhe kundër Kosovës.

    “Kosova është zemra e Serbisë dhe Kosova është Serbi, kanë qenë dy motot e protestuesve. Madje kanë mbajtur edhe pankarta me këso thirrje”, raporton gazeta serbe.

    Sipas raportimeve të medieve malazeze, protestuesit kanë qenë shumica me nacionalitet serb që e përbëjnë është votuesit më të mëdhenj opozitar në Malin e Zi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark