Gjatë kohës sa kryeministri Edi Rama po fliste për suksese ekonomike në Asamblenë e Partisë Socialiste, jashtë zyrës së tij nisi protesta e qytetarëve kundër ligjit për importin e plehrave.
Mijëra qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë mbanin në dorë pankarta kundër importit të mbetjeve. Ata bënë thirrje për anulimin e ligjit ndërsa në shenjë simbolike në duar mbanin kartonë të kuq.
“Qytetarët shqiptarë duhet të zgjohen dhe kjo protestë këtë qëllim ka”, thanë protestuesit.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblen e PS-së u është drejtuar protestuesve duke thënë se ligji për mbetjet është i domosdoshëm për industrinë ricikluese. Rama madje ka akuzuar për këtë situatë të krijuar “politikën e kazanit”, siç ka thëna ai që po luan me ndjeshmërinë e njerëzve.
“Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër, kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale, një nga pikat ka qenë na duhet kjo reformë për të kaluar në një fazë racionale të menaxhimit të mbetjeve” tha Rama.
Ndërsa në protestë kundër ligjit të importit të mbetjeve ka dalë edhe Partia Demokratike. /Insajsderi.com