Protestuesit përplasen me policinë, kërkojnë heqjen e pagesës për të hyrë në park - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Protestuesit përplasen me policinë, kërkojnë heqjen e pagesës për të hyrë në park

    Insajderi
    18 November 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 10:30 të së premtes ka nisur dhe protesta për Parkun e Divjakës. Për të dytën ditë radhazi ata janë përplasur me policinë e cila është përpjekur t’i largojë nga trau.

    Ata kanë gjuajtur me gurë në drejtim të kabinës dhe kanë thyer xhamat e saj.

    Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i ministrisë për të përjashtuar nga tarifa e Parkut të Divjakës, banorët nuk është funksionale.

    Sipas tij nuk ka asnjë formë për të verifikuar se kush është rezident dhe kush turist.

    “Po ne që jemi nga Lushnja se kjo pjesë e Lushnjës ka qenë, po fukarenjtë që nuk shkojnë dot në Palasë e në Dhërmi dhe këtë do ua taksojnë? Ministrja të vijë ta shikojë njëherë këtë Parkun e Divjakës”, u shpreh Korreshi.

    Sipas tij nuk mund të taksohet një vend publik dhe bëhet fjalë për vjedhje të ajrit.

    Sipas vendimit vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.

    Ministria thotë se vendosja e sistemit elektronik biletarie ka ardhur si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark