Protestuesit serbë në Rudarë i drejtohen Kurtit: Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protestuesit serbë në Rudarë i drejtohen Kurtit: Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë

    Insajderi
    22 December 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarë serbë nga veriu dhe komunat veriore të Kosovës janë duke protestuar në Rudarë, kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

    Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, bie në sy njëra parulla me dimensone të mëdha në të cilën shkruan në alfabetin cirilik ,”Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

    Vërehen qytetarë duke ardhur vazhdimisht në mënyrë të organizuar dhe nga vise të ndryshme, ndërsa protesta akoma nuk ka filluar zyrtarisht./kp


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark