Protestuesit serbë në Zveçan nuk janë duke mundësuar qarkullimin e një veture të Policisë së Kosovës.
Vetura, siç raporton REL-i duket se është nisur drejt pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, por tani ka mbetur e bllokuar.
KFOR-i gjatë ditës ka larguar disa tela gjemborë në këtë komunë, të vendosur për shtim të sigurisë ditë më parë.
NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.