Protestuesit të vendosur ta kalojnë natën në shesh por jo edhe liderët opozitar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit të vendosur ta kalojnë natën në shesh por jo edhe liderët opozitar

    Insajderi
    24 February 2016 - 01:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestuesit opozitar po vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar edhe pse ka kaluar gati 2 orë nga mesnata. Ka të tillë që tashmë i ka zënë gjumi përkundër zhurmës që shpeshherë krijohet nga të tjerët që ia krisin këngës.

    Pije të nxehta serohen tek një tendë ngjitur me shtatoren e Ibrahim Rugovës ndërsa tenda e informacionit po vizitohen nga liderë dhe anëtarë të lartë të tri partive opozitare.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, tha për Insjaderi, se është i bindur që liderët opozitar do ta kalojnë natën bashkë me protestuesit tjerë, numri i të cilëve  sipas opozitës do të rritet me mëngjes pasi do të vijnë aktivistë nga qendra të tjera të vendit.

    “Nuk ka asnjë arsye që liderët e partive opozitare të mos e kalojnë natën këtu”, tha Çaushi për Insajderin rreth orës 01:00. Aty ishte edhe Visar Ymeri, lideri i VV-së.

    20160224_005912

    Por lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur u pyet nga Insajderi nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të fle në shesh. Në vend të një përgjigje vendosi të flas me qytetarët dhe të këndojë këngë patriotike.

    20160224_001537

    Megjithatë pa gjumë u panë grupe të ndryshme aktivistësh, shumica nga Vetëvendosje, të cilët kanë ndezur edhe zjarrin për t’u ngrohur e kanë nisur të luajnë shah në sheshin e ndriçuar.

    20160224_002253

    “Do të rrimë zgjuar deri sa të na flihet”, tha një aktivist, i cili ka gjithë ditën që qëndron në shesh.

    Në patrullim nëpër tërë sheshin u panë edhe policë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark