Protestuesit në Paraguai e kanë djegur ndërtesën e kongresit të këtij shteti gjatë protestave të dhunshme kundër një nisme të presidentit të ndryshojë një ligj që e lejon atë të rizgjidhet në post.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare ka njoftuar se një aktivist është qëlluar për vdekje nga policia, njofton BBC.
Kushtetuta e vitit 1992, e cila kishte hyrë në fuqi pas 35 viteve diktaturë, e ndalon rizgjedhjen e presidentit në këtë post pas mandatit pesë vjecar.
Por, presidenti aktual Horacio Cartes po tenton të heqë këtë ndalesë dhe të kandidojë për t’u rizgjedhur./Insajderi.com