×
  • Lajme
  • Lajme

    Prova për SPAK: “ONE Albania” ka lidhje me mafien ruse e bilanc fals me 125 milionë euro humbje në vit

    Insajderi
    17 October 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë periudhës mars 2022- gusht 2024, Drejtoria e Tatimeve i ka dërguar kompanisë “ONE Albania” 8 njoftime paralajmëruese për bllokim kapitalesh, nëse nuk do shlyente 11.8 milionë Euro taksa e tarifa, por më pas u tërhoq…

    Pas publikimit të një informacioni me burim Ministrinë e Financave, për pazarin e përjashtimit të kompanisë “ONE Albania” 3 vite nga taksat, në “Pamfleti” erdhi një reagim nga Departamenti i Çështjeve të Koorporatave, strukturë që nuk ekziston në këtë kompani celulare.

    Në reagim, thuhet se kompania “ONE Albania” nuk ka bërë asnjë abuzim financiar me detyrimet fiskale ndaj shtetit shqiptar, ndërsa sipas tyre, kjo kompani nuk është përjashtuar nga pagimi i taksave, të cilat janë 11 taksa lokale e qendrore.

    Fillimisht, po pëmendim faktin që “ONE Albania” nuk paguan tarifën dhe taksat 15 milionë lekë në muaj, për shërbimet që i ofron Radio-Televizioni Shqiptar si ent publik, dhe mos pagimi quhet shkelje ligji e vjedhje në pazar me drejtuesit shtetërorë.

    Nëse pronari hungarezo-rus Gellért Zoltán Jászai i “ONE Albania”, e quan shpifje pazarin për përjashtimin 3 vite nga taksat në Shqipëri duke nisur nga viti 2024, po i kujtojmë, se gjatë periudhës mars 2022- gusht 2024, Drejtoria e Tatimeve i ka dërguar 8 njoftime paralajmëruese për bllokim kapitalesh, nëse nuk do shlyente 11.8 milionë Euro taksa e tarifa.

    Por pas pazarit, ku bënë pjesë dhe urdhri i  kryeministrit Edi Rama, Drejtoria e Tatimeve i ka anuluar njoftimet saksionuese, duke hequr dorë nga kërkesa që “ONE Albania” të shlyej 11.8 milionë Euro detyrime ndaj shtetit, madje nuk i ka pasqyruar as në bilance, ngaqë i quan të fshira.

    Në këto detyrime financiare, kompania “ONE Albania” ka dhe pjesën e fitimit vjetor që nuk ia jep shtetit shqiptar, megjithëse shteti është ortak me 3% në krejt kapitalin e kësaj kompanie, por nuk i është dhënë as pas muajit mars 2022 kur e bleu Gellért Zoltán Jászai.

    Në bilancet kontabël dhe shpjegimet sqaruese për vitet 2022-2023, kompania “ONE Albana”, brenda të cilës është dhe “Albtelecon Albania”, nuk ka deklaruar miliona Euro të ardhura nga taksa 20% TVSH, që u faturon qytetarëve për shërbimet telefonike e internetin.

    As për 4643 pagesat që i ka bërë Thesari i Shtetit me vlerë 2.2 milionë Euro gjatë viteve 2022-2023, për investime e shërbime ndaj institucioneve të shtetit, kompania “ONE Albania” ka marrë rimbursimin 20% TVSH, por nuk e ka pasqyruar te të ardhurat vjetore.

    Prova tjetër për SPAK/ Më 31 mars 2022, hungarezo-rusi Gellért Zoltán Jászai, bleu kompaninë “ONE Albania”, ndërsa më 22 dhjetor 2022, kompaninë “Albtelecom” e shkriu brenda “ONE Albania” me miratim të qeverisë shqiptare, pa e kaluar këtë ndryshim pronësie të të huajve në parlament, megjithëse e detyron ligji për sektorët e sigurisë kombëtare.

    Për vitin 2022, ai e nxori kompaninë “ONE Albania” me 11 milionë Euro humbje, kur xhiroja vjetore ishte 31 milionë Euro e fitimi real ishte 12 milionë Euro, ndërsa për vitet 2020-2021 fitimi ishte 12 milionë Euro, paçka se ish-pronarët kishin fshehur 10 milionë Euro fitim.

    Deri në datën 20 nëntor 2023, ky bilanc fals me humbje 11 milionë Euro, ishte në dosjen e Extraktit Tatimor të kompanisë “ONE Albania”, por Gellért Zoltán Jászai, në bashkëpunim me qeveritarët e hoqi dhe futi një bilanc tjetër me 11 herë humbje më tepër.

    Në bilancin e parë ishte me 11 milionë Euro humbje, i ndarë në 5.3 milionë Euro humbje “ONE Albania” dhe 5.7 milionë humbje “Albtelekom”.

    Prova për SPAK: “ONE Albania” ka lidhje me mafien ruse e bilanc

    Ndërsa në bilancin e dytë përsëri fals, të shënuar sikur ishte dorëzuar në datën 26 qershor 2023, kompania “ONE Albania” deklaroi afro 125 milionë Euro humbje, konkretisht 4.7 milionë Euro humbje “ONE Albania” dhe 120 milionë Euro “Albetelecom”.

    Një nga lidhjet e kompanisë “ONE Albania” me rrjetin e mafies ruse të Vladimir Putin, është fakti që shërbimi ndaj klientit, komandohet nga kompania “Limited Company IT Prospekt” dhe nga platforma “Chat2Desk Online Platform” me qendër në Rusi, në adresën: 9 ulica, Raynochinnaya, office 306, Sain Petersburg, 1171110-Russian Federation.

    Prova për SPAK: “ONE Albania” ka lidhje me mafien ruse e bilanc

    NË VIJIM/ Do flasim me prova, për lidhjet e tjera të pronarit hungarez Gellért Zoltán Jászai me mafien pranë krzeministrit hungarez Viktor Orban e mafiozë rus, maltezë, hungarezë, bullgarë, rumunë, serbë, maqedonas, grekë, turq, shqiptarë etj.

    Do publikojmë fakte, që nga koha kur thuhet se ka kryer Kolegjin e Administratës Publike dhe për krejt aktivitetin ekonomiko –financiar si pronar e ortakë në kompaninë “SCD Group Kft”, “4iG Nyrt”, “KZF Vagyonkezelo Kft”, “Konzum Befektetés Vagyonkezelo NyRt”, “Hunguest Hotels Szállodaipari Zrt.”, “Appeninn Vagyonkezelo Holding Nyrt” e “OPUS GLOBAL Plc” dhe në Shqipëri, me “ONE Albania” e  “OTP Bankë”./Pamfleti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark